Në sheshin Zahir Pajaziti mund ta shikoni finale e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpool, e këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili iu ka bërë thirrje të gjithëve që t'i bashkangjiten atmosferë nga ora 20:45!.
"Sonte në sheshin Zahir Pajaziti me organizimin e Kujtesa, finalja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid - Liverpool. Bashkangjituni në atmosferën fenomenale në 20:45!"- ka shkruar Ahmeti në Facebook.