Maturantët e regjionit të Prishtinës sot mbajnë testin e maturës

Prishtina

Maturantët e regjionit të Prishtinës sot mbajnë testin e maturës

Më: 29 maj 2018 Në ora: 08:31
Ilustrim

Maturantët e regjionit të Prishtinës do t’i nënshtrohen sot testit të maturës.

Sivjet testi i maturës është i ndarë në dy pjesë  ku në pjesën e dytë pyetjet do të jenë varësisht nga profili i shkollimit të nxënësve.

Testit dje iu kanë nënshtruar regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa nesër ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës kurse të enjten regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.

Pjesa e dytë e testit fillon më 5 qershor Nesër testimit do t'i nënshtrohen maturantët e regjionit të Prishtinës, më 30 maj ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa më 31 maj regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.

Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës në të gjithë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat