Prishja lë pa rrymë këtë lagje të Prishtinës

Prishtina

Prishja lë pa rrymë këtë lagje të Prishtinës

Më: 29 maj 2018 Në ora: 11:13
Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se pak para orës 9 të ditës së sotme, kontraktori i Ministrisë së Infrastrukturës që po merret me zgjerimin e rrugës Prishtinë- Gjilan, ka prishur një kabëll nëntokësor që furnizon disa biznese në Veternik.

“Pa energji elektrike kanë mbetur konsumatorët nga Gorenja deri tek Viva Fresh-i. Prishja është e komplikuar dhe duhen disa orë deri në sanimin e saj. Kjo është hera e dytë që i njëjti kontraktor shkakton prishje brenda pak ditëve”.

KEDS kërkon nga punëkryrës të ndryshëm që të kenë kujdes të madh gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas kësaj kompanie, ata duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve detaje që sigurohen nga KEDS në mënyrë që të evitohen prishje të tilla, pasi dëmet janë të konsiderueshme, si për kompaninë, ashtu edhe për konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat