Kush dëshiron përralla, kryetari Shpend Ahmeti do të tregojë nesër në shesh - Bota Sot
Kush dëshiron përralla, kryetari Shpend Ahmeti do të tregojë nesër në shesh

Prishtina

E martë, 20 nëntor 2018

Kush dëshiron përralla, kryetari Shpend Ahmeti do të tregojë nesër në shesh

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:41
Kush dëshiron përralla, kryetari Shpend Ahmeti do të tregojë nesër në shesh

Nesër, më 1 qershor, në kuadër të ditës së pestë të festivalit të leximit "Prishtina Lexon" do të shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve me aktivitete edukative dhe argëtuese.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i DKRS-së Yll Rugova do t’i hapin këndet e leximit në Sheshin “Zahir Pajaziti” (ora 11:00) duke lexuar një përrallë së bashku me fëmijët pjesëmarrës. Dita do të vazhdojë me shpalljen e lexuesit të vitit, regjistrime falas në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, Autobusin e leximit dhe program artistik. Aktiviteti përmbyllës i ditës do të jetë mbrëmja artistike ku do të interpretohen poezi në formatin Slam Poetry. Për detajet e aktiviteteve ju lutem shihni agjendën poshtë.

9:00-12:30 Aktivitete të edukimit joformal për nxënësit e klasave 6-9 // Vendi: Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica” // Organizuar nga TOKA.

10:00-16:00 Regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” // Vendet: Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dega “Përrallat”, Dega “Lektyra”, Dega “Përkujtimore”.

11:00-16:00 Autobusi i leximit // Nisja çdo orë nga Sheshi “Zahir Pajaziti” // Organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë & ETEA.

11:00-16:00 Këndet e leximit // Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” // Organizuar nga Komuna e Prishtinës & Qendra Kulturore e Fëmijëve.

11:00-16:00 Sill një libër – merr një tjetër // Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” // Organizuar nga ETEA & Termokiss.

11:00-13:00 Diskutim interaktiv mbi të drejtat e fëmijëve // Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” // Organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.

13:00-16:00 Program astistik // Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” // Organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, Xixëllonjat, Evolution Dance & Biblioteka “Hivzi Sulejmani”.

13:00-15:00 Aktivitete të edukimit joformal për nxënësit e klasave 6-9 // Vendi: Biblioteka “Përkujtimore” në Taukbashçe // Organizuar nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, SHFMU “Gjergj Fishta” dhe Termokiss.

11:00-16:00 Shfaqja “Kësulkuqja” // Vendi: Tri shkolla fillore në fshatra // Organizuar nga KYC, Qendra Balkan Sunflowers.

19:00-22:00 Slam Poetry (Recitim emocional me muzikë) // Vendi: Lapidariumi i Muzeut Kombëtar // Organizuar nga Termokiss.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test