Dënohet me burg i akuzuari për vrasjen e dy personave të Parku i Prishtinës - Bota Sot
Dënohet me burg i akuzuari për vrasjen e dy personave të Parku i Prishtinës

Prishtina

E mërkurë, 17 tetor 2018

Dënohet me burg i akuzuari për vrasjen e dy personave të Parku i Prishtinës

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:04
Pamje nga gjykimi

Lulzim Idrizi është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzën për vrasje të rëndë në Prishtinë.

Trupi gjykues e ka dënuar Lulzim Idrizin me 20 vjet burg duke e gjetur fajtor për vrasjen e dy personave, Eron Agaj dhe Arianit Gashin, në gusht të vitit 2016 në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë.

Në momentin e shpalljes së aktgjykimit, familjarët e të të ndjerëve kanë reaguar në sallën e gjykatës ndaj trupit gjykues të pakënaqur me masën e dënimit.

Sipas aktakuzës, Lulzim Idrizi me datë 29 gusht të vitit 2016 në Prishtinë në rrugën “Hamëz Jashari”, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi me tani të ndjerin Eron Agaj, pasi që i ndjeri Eron ka shkuar me motorin e të ndjerit tjetër Arianit Gashi, të cilin e ka drejtuar vetë i ndjeri Arianiti, me qëllim që të bisedojë rreth borxhit.

Aktakuza thotë se në atë moment, i akuzuari Lulzim Idrizi me dashje që të njëjtit t’i privojë nga jeta, ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, i ka goditur disa herë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkaku i të cilave i ndjeri Eron Agaj ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i ndjeri tjetër Arianit Gashi në QKUK.

Prokuroria pretendonte se i akuzuari Lulzim Idrizi me anë të këtyre veprave penale ka kryer dy vepra penale, atë të vrasjes së rëndë si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Me aktgjykimin e sotëm, i akuzuari obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

Në masën e dënimit Lulzim idrizit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 19 dhjetorit 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test