Ndërmarrja Publike Banesore: Shpend Ahmeti t’i ndalë sulmet joetike dhe joligjore

Prishtina

Ndërmarrja Publike Banesore: Shpend Ahmeti t’i ndalë sulmet joetike dhe joligjore

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:17
Shpend Ahmeti

Bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që të ndalojë sulmet, siç thonë,  joetike dhe joligjore ndaj kësaj ndërmarrjeje  dhe t’i kthehet ligjshmërisë.

“Kërkojmë nga Kryetari Ahmeti që të kompletojë organet qeverisëse të cilat janë kompetencë e tij dhe e Kuvendit Komunal për të vazhduar më tutje me procedura të rregullta të përzgjedhjes së Bordit të ri”, thuhet në kumtesën e NPB-së.

Bordi ekzistues i Ndërmarrjes Publike Banesore i cili është legjitim dhe po vepron sipas neni 171 “pika 3 e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, ku thuhet se pavarësisht skadimit të afatit të Bordit të Drejtorëve ai vazhdon me ushtrimin e detyrave të tij përderisa të zgjidhet pasardhësi në mënyrë që veprimtaria e Bordit të veprojë pa pengesë, sikurse edhe në të kaluarën është i gatshëm për bashkëpunim”.

Nga NPB thonë se janë përkrahës të politikave zhvillimore për qytetarët.

“Por NPB do të jetë gjithmonë kundër politikave denigruese dhe në kundërshtim më ligjin të cilat bëhen për përfitimin e një pakice”.

“Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e hapur dhe transparente për bashkëpunim me të gjitha institucionet për vendosjen e ligjit në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat