Asamblisti i VV-së: Kryetar grahi punës të mbështesim

Prishtina

Asamblisti i VV-së: Kryetar grahi punës të mbështesim

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:41
Egzon Azemi

Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi, përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk guxim të diskutuar në Kuvendin Komunal.

Për më tepër, ai ka thënë se  “kryetar grahi punës të mbështesim, jo për ty por për hirë të qytetit, mirëpo çdo veprim jo ligjorë e çdo tendencë për përfitime të ngushta do ta bllokojmë”.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës për punën e Kuvendit Komunal flet në media sepse i mungon guximi të vij në mbledhjet ku është vendi për të diskutuar.

Nga televizioni paska kërkuar që ne (VV), të mos kritikojmë mospunën e tij sepse jemi në pozitë, e kur ishte kandidat i yni thoshte; "Ma opozitë do t'i kemi asambleistët e VV-së sesa PDK-LDK."

Dikur kjo i tingllonte bukur sepse ishte kohë fushate e duhej të tregohej i hapur e një politikanë modern. Por se kush është ky e pam të gjithë... Gënjeu, heshti, tradhëtoi, heshti e tash kërkon që të heshtim ne e mos ta kritikojmë.

Kryetar grahi punës të mbeshtesim, jo për ty por për hirë të qytetit, mirëpo çdo veprim jo ligjorë e çdo tendencë për përfitime të ngushta do ta bllokojmë.

Prishtina e qytetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat