Shpend Ahmeti ka falsifikuar dokumente? - Bota Sot
Shpend Ahmeti ka falsifikuar dokumente?

Prishtina

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Shpend Ahmeti ka falsifikuar dokumente?

Nga: D.RR Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:34
Shpend Ahmeti

Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Egzon Azemi, përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar Shpend Ahmetin dhe shokët e tij se paligjshëm po vazhdojnë të marrim vendime rreth NPB-së edhe pse aksionari i tyre u shkarkua nga Kuvendi Komunal.

Ai shkruan tutje se ata po i bllokojnë xhirollogaritë në banka e po falsifikojnë dokumente.

Postimi i plotë i Azemit:

Shpendi dhe shokët e tij paligjshëm po vazhdojnë të marrim vendime rreth NPB-së edhe pse aksionari i tyre u shkarkua nga Kuvendi Komunal.

E çfarë vendime se? Po i bllokojnë xhirollogaritë në banka e po falsifikojnë dokumente. Këta nuk kanë më frikë që po e shkelin ligjin sepse ata janë mbi të tashmë. Planet kriminale realizohen vetëm me shkelje të tilla.

Një kryetar komune që reklamon e përshëndet me fjalim hapjen e një qendre tregtare (Royal te "Rruga B"), investim privat i një familje dhe sulmon një ndërmarrje publike fitimprurëse me projekte publike për banorët pavarësisht statusit të tyre social e ekonomik bën dëm njëjtë si privatizuesit që zhvatën publikun në emër të tregut të lirë dhe sipërmarrjes private.

Çfarë kuptimi ka të krenohemi që ka dyqane ku shiten 'marka' të njohura siç reklamoi kryetari kur ende nuk kemi rregulluar kanalizimet, parqet dhe banesat tona kolektive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test