Vazhdon “lufta” PSD-VV për Ndërmarrjen Publike Banesore (Dokument) - Bota Sot
Vazhdon “lufta” PSD-VV për Ndërmarrjen Publike Banesore (Dokument)

Prishtina

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Vazhdon “lufta” PSD-VV për Ndërmarrjen Publike Banesore (Dokument)

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:10
Dren Kukaj

Kanë vazhduar përplasjet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD) për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, i është ndaluar hyrja në këtë ndërmarrje.

Këtë lajm e ka bërë publik Drejtori i Pronës dhe anëtar i komisionit të aksionarëve të NPB, Dren Kukaj, i cili nga Vetëvendosje, kaloi në partinë që tani udhëhiqet nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot, ushtruesit te detyrës se Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha i është ndaluar hyrja ne Ndërmarrjen Publike Banesore. Kjo ngjau për shkak se aktiviste te punësuar te VV-se ne ketë ndërmarrje ishin organizuar t’ia garantojnë qëndrimin e jashtëligjshëm Nexhat Kryeziut (Kujto: protagonistin e skandalit ala pronto per ndarjen e lokaleve). Çuditërisht atyre ne ndihme i erdhi edhe Policia e Kosovës”, ka shkruar Kukaj.

Sipas tij, drejtorin e jashtëligjshëm po e mbron policia bashkë me Vetëvendosjen.

Disa ditë më parë Drejtues të Komunës së Prishtinës i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë që të ndërhyjnë në NPB, pas publikimit të incizimeve në lidhje me kurdisjen e tenderëve në këtë ndërmarrje. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test