Një muaj paraburgim për të dyshuarit që iu gjend droga në veturë - Bota Sot
Një muaj paraburgim për të dyshuarit që iu gjend droga në veturë

Prishtina

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Një muaj paraburgim për të dyshuarit që iu gjend droga në veturë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Të pandehurve A.P dhe K.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.P dhe K.K pa autorizim, me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes kanë transportuar substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që më 25 qershor rreth orës 23:00, në autostradën Fushë Kosovë - Mazgit, pas informatave të siguruara nga policia është ndalur dhe është kontrolluar vetura e tipit “Golf VII”, nga Mitrovica, të cilën veturë e drejtonte i pandehuri K.K dhe si pasagjer me të ishte i pandehuri A.P.

Pas kontrollimit në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes najloni, me ngjyrë të zezë dhe brenda në të kishte pasur 10 (dhjetë) qese të vogla, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, secila në peshë të përafërt prej 1(një) kg, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test