PSD paralajamëron shkarkimin e drejtorëve të VV-së në Qeverisjen e Prishtinës

Prishtina

PSD paralajamëron shkarkimin e drejtorëve të VV-së në Qeverisjen e Prishtinës

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 16:28
PSD

Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi ka thënë se Asamblisti nga PSD, Bashkim Beha ka paralajmëruar drejtorët e këtij subjekti partiak, me shkarkim nga qeverisja komunale e Prishtinës.

Kjo sipas tij mund të ndodhë nëse këta nuk heshtin së kritikuari qeverisjen e Shpend Ahmetit.

”Sot isha i ftuar në emisionin “Ju flet Prishtina”. Aty debatuam me asambleistin e PSD-së, Bashkim Beha, i cili në fund të emisionit, sapo unë kritikova disa nga dukuritë negative në Komunë, tha në njëfarë mënyre se do të na përjashtojnë nga qeverisja. Pra ose duhet të heshtim ose ti mbajmë disa drejtori”, ka deklaruar Azemi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkim Behës, asamblist i PSD-së, duke thënë se Egzon Azemi është në panik dhe ka gënjyer:

”E paska rrok pak panika Egzonin. Mirë është puna. Kur reagojnë duke gënjyer, atëherë e sheh që ki të drejtë. Në fund të emisionit dole i skuqur. E shohim emisionin e plotë “Ju flet Prishtina” të shtunën në ora 18:00” është shprehur Beha.

Këto replikime kanë pasuar përmes llogarive të tyre në facebook, pasi e gjithë kjo ka ndodhur gjatë një debati televiziv mes Egzon Azemit dhe Bashkim Behes, për emisionin Ju flet Prishtina i cili do të transmetohet në Klan Kosova të shtunën në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat