Qytetarët e Prishtinës në hall me fletushkat reklamuese, komuna hesht - Bota Sot
Qytetarët e Prishtinës në hall me fletushkat reklamuese, komuna hesht

Prishtina

E hënë, 19 nëntor 2018

Qytetarët e Prishtinës në hall me fletushkat reklamuese, komuna hesht

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:01
Prishtinë

Grumbuj të fletushkave nga bizneset dhe marketeve të ndryshme shihen çdo ditë para dyerve të qytetarëve të Prishtinës.

Shpërndarësit e këtyre fletushkave ato vetëm i hedhin në hyrje të banesave e të cilat pastaj shpërndahen gjithandej.

Përveç në ndërtesa, shpërndarësit këto fletushka i vendosin edhe nëpër vetura, ku për këtë mënyrë të shpërndarjes së fletushkave banorët e Prishtinës kanë shume ankesa. Ata thonë se më shumë po krijohen mbeturina sesa që po marrin ndonjë informacion nga ato fletushka.

Imer Mehmeti, i cili jeton në lagjen Ulpiana  dhe thotë se do të duhej të dënohen shpërndarësit e këtyre fletushkave për mënyrën se si e bëjnë shpërndarjen.

Mehmeti: Këto që po i shpërndajnë janë një katastrofë e madhe

“Këto që po i shpërndajnë janë një katastrofë e madhe. Unë jetoj në këtë hyrjen e dytë dhe e paguajmë pastruesen 80 euro në muaj. Për çdo mëngjes i gjej duke i gjuajtur fletushkat, këta absolutisht duhet me i dënua. Kjo se fëmijët po i marrin po i grisin, po i qesin nëpër hyrje dhe këto duhet me i ndalu, me dënime apo në tjetër mënyrë”, thotë Mehmeti.

Ai bën apel që marketet dhe bizneset të ndalojnë këtë formë të shpërndarjes së fletushkave reklamuese.

Edhe Bahrije Humolli, thotë se fletushkat reklamuese po bëhen në mënyrë jo të duhur. Edhe kjo banore e Prishtinës thotë se do të duhej të dënohen bizneset dhe marketet që shpërndajnë fletushka në mënyrë të tillë.

Humolli: Vijnë para banesave i lëshojnë

“Pengojnë shumë, veç vijnë para banesave i lëshojnë, veç i lëshojnë, në vetura, tek dera e hyrjes i lajnë dhe e gjithë toka mbetet shtruar me fletushka”, thotë Humolli.

Ndërsa, Muharrem Sopjani thotë se po të bëhej shpërndarja me postë apo në ndonjë mënyrë tjetër do të mund të përfitonin qytetarët, por  në këtë mënyrë që bëhet sot ai thotë se vetëm po iu sjellin mbeturina para banesave.

Sopjani: I qesin nëpër makina dhe ato lagen dhe kështu që nuk ia vlen

“Nuk i bëjnë me rregull se përtojnë t’i shpërndajnë siç duhet dhe i shpërndajnë me shumicë, i qesin nëpër makina dhe ato lagen dhe kështu që nuk ja vlen”, u shpreh ai.

Përveç që krijojnë mbeturina, fletushkat sipas Ardian Visoka janë edhe të rreme, ku ai thotë se shpesh herë ajo që reklamohet në fletushka është krejt e kundërta në markete.

Visoka: Ndonjëherë shpërbejnë këto fletushka

Video“Ka raste kur aty në promocion faktikisht kur të shkosh në dyqan gjendja është tjetër, por ndonjëherë edhe shërbejnë”, tha Visoka.

Kp ka kontaktuar disa nga marketet e mëdha që shpërndajnë fletushka të tilla, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin duke thënë se është një mënyre për t’i informuar qytetarët për zbritjet që ata i ofrojnë.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës muaj më parë kishte paralajmëruar se do të dënohen bizneset dhe marketet që zihen duke shpërndarë fletushka të tilla reklamuese, ku në atë paralajmërim kishin thënë se bizneset do të dënohen nga 100 deri në 500 euro.

Media për tri ditë ka pritur një përgjigje nga zyra për media e Komunës së Prishtinës, por edhe Inspektorati por të njëjtën nuk ka dhënë përgjigje e as nuk u janë përgjigjur telefonatave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test