Sipas LDK-së, Ahmeti po bën udhëtime turistike me financa të dyshimta

Prishtina

Sipas LDK-së, Ahmeti po bën udhëtime turistike me financa të dyshimta

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:49
Arban Abrashi

(E plotësuar) -Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një konference për media ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes lokale të kryeqytetit, udhëhequr nga Shpend Ahmeti i Partisë Socialdemokrate (PSD).

LDK-ja ka folur për të gjeturat e Raportit të Auditimit të publikuar ditë më parë. Sipas vlerësimit të LDK-së, ky raport ka gjetur numër të madh shkeljesh nga Komuna e Prishtinës.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Ahmeti është duke ikur nga përgjegjësia që ka si kryetar komune.

Abrashi: Kryetari nuk gjen kohë për seanca, por gjen për udhëtime turistike

“Mungesa e kryetarit të Komunës në seanca edhe ikja e tij nga seancat edhe nga kuvendi komunal i Prishtinës përbën shkelje në ligj, do të thotë tani është një kohë shumë  e gjatë që ai nuk vjen fare në kuvende komunale, nuk i trajton temat, nuk e trajton raportin edhe auditimet, edhe ikë nga përgjegjësitë si kryetar i komunës. Kjo është shkelje në vetvete edhe është shkelje edhe e vet demokracisë. Prandaj është diçka që e kemi shumë vështirë edhe ne me shpjegu, do të thotë një  kryetar i Komunës që nuk vjen me muaj të tërë në kuvend komunal, nuk gjen kohë për Kuvend Komunal, derisa gjen kohë për udhëtime turistike me financa të dyshimta, nuk gjen kohë për kuvendin komunal është shkelje në vetvete”, tha Abrashi.

Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, ndër tjerash ka thënë se Komuna nuk ka bërë klasifikim të vendeve të punës- për vendin e njejtë të punës, jepen paga të ndryshme.

Bejta: 1.8 milionë euro shpenzime janë paguar jashtëligjshëm

“E para dhe shkelja më e jashtëligjshme dhe kundër kategorive buxhetore që ka qenë është që rreth 1.8 milionë euro shpenzime operative janë paguar jashtëligjshëm nga shpenzimet kapitale, e që komuna e Prishtinës e ka arsyetuar si pagim i gabuar. Niveli i ulët i shpenzimeve të buxhetit të investimeve kapitale, siç e përmendi edhe kryetari Abrashi, vetëm 57 për qind e buxhetit të kësaj kategorie janë shpenzuar. Shumë pagesa kanë ndodhur përmes vendimeve gjyqësore si rezultat i hyrjes në obligime pa zotim paraprak të mjeteve. Planifikim jo i mirë i të hyrave sipas kategorive, për shembull për legalizimin e objekteve, përkundër një shifre tjetër që është planifikuar prej 400 mijë euro, është realizuar vetëm 2 për qind, apo prej të hyrave nga parkingjet që është planifikuar rreth 2 milionë euro, janë realizuar vetëm rreth 16  për qind”, u shpreh ajo.

Një kritikë tjetër ka qenë se Komuna u ka dhënë subvencione edhe atyre që nuk janë qytetarë të Prishtinës. 

Abrashi: Shpend Ahmeti po ikë nga përgjegjësia si kryetar komune

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një konference për media ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes së kryeqytetit, drejtuar nga Shpend Ahmeti i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Arban Abrashi ish kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës  ka thënë se Ahmeti ka disa muaj që nuk ka qenë pjesë e seancave komunale, duke ikur nga përgjegjësitë që ka si kryetar.

“Një kryetar i Komunës që nuk vjen me muaj të tërë në kuvend komunal, derisa gjen kohë për udhëtime turistike me financa të dyshimta”, tha Abrashi, që në zgjedhjet e fundit u mposht në balotazh nga Ahmeti.

Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka folur për Raportin e Auditimit në lidhje me punën e kryeqytetit.

Ajo ka thënë se nuk është bërë klasifikimi i vendeve të punës, duke thënë së për vendin e njëjtë të punës, jepen paga të ndryshme.

Një kritikë tjetër ka qenë se komuna e Prishtinës u ka dhënë subvencione edhe atyre që nuk janë qytetarë të Prishtinës.

LDK në konferencë për kryeqytetin (Drejtpërdrejt)

Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie në të cilën do të flasë për kryeqytetin, Arban Abrashi.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat