Gashi i ofron mbështetje kryetarit të Prishtinës për sigurinë

Prishtina

Gashi i ofron mbështetje kryetarit të Prishtinës për sigurinë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:03
Takimi Gashi-Ahmeti

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilën diskutuan për projekte të përbashkëta mes MPB-së dhe komunës.

Në këtë takim theks i veçantë iu bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe komunës së Prishtinës, sa i përket organizimit të trafikut gjatë sezonës së verës, ku ka më shumë ngarkesë të trafikut, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve.

Gashi  ka shprehur  gatishmërinë e Ministrisë për avancimin e sigurisë në bashkësi, sidomos vëzhgimet afër shkollave, me qëllim të parandalimit të shitjes dhe përdorimit të dograve.

 Ai tha se janë shumë të rëndësishme edhe Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në raportimin e rasteve për sigurinë në komunitet.

Ndërsa kryetari i Prishtinës,  Shpend Ahmeti, theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me MPB-në, sidomos në fazën e implementimit të ligjit për Prishtinën, për formën e organizimit të policisë komunale dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të rregullohet sipas formave që organizohen kryeqytetet e rajonit.

Në këtë takim u bisedua edhe sa i përket projekteve për ndërtimin e objektit për prodhim të dokumenteve, për ndërtimin e tre stacioneve policore dhe përfshirjen e plotë të kamerave të komunës së Prishtinës me Policinë e Kosovës, me qëllim rritjen e sigurisë në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat