Ahmeti sot merret me pagën minimale

Prishtina

Ahmeti sot merret me pagën minimale

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:50
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, dhe njëherit lideri i Partisë Social Demokrate (PSD), Shpend Ahmeti sot u morr me çështjen e pagës minimale në Kosovë.

Sipas tij, kjo pagë është shumë e ulët dhe askush nuk po e trajton në agjendën publike këtë problem.

“Paga Minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën 35, dhe 170 euro për ata mbi 35. Pra, në qoftë se ke fat me gjet punë, punëdhënësi mundet me të pagu 130 euro (edhe në kontrata publike) për punë që shpesh kalon 6 ditë e 40 orë në javë. Për që është minimale pajtohemi, por kjo pagë nuk mund të quhet. E as asistencë sociale nuk është sepse qytetari punon për këtë pagesë”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Temat si paga minimale e punëtorit, sipas tij, janë tema “jetike për qytetarët e Kosovës” dhe nuk trajtohen fare në agjendën publike. “Të luftojmë për jetë, pune e pagesë të dinjitetshme!!!”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat