Anulohet nata e dytë e BeerFest për nder të Demaçit

Prishtina

Anulohet nata e dytë e BeerFest për nder të Demaçit

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 15:43
BeerFest

“Nata e dytë e Beerfest Kosova nuk do të mbahet sonte (e premte me 27 korrik), ne nderim të figurës kombëtare Adem Demaçi, dhe në respekt të ditës së zisë të shpallur nga Presidenti i Kosovës”.

Kështu kanë njoftuar organizatoret e festivalit të birrës në Kosovë.

“Ekipa e Beerfest Kosova dhe Partnerët e saj në Beerfest, shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes së kolosit tonë kombëtar Adem Demaçi dhe qytetarëve të Kosovës për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat