BE pret që Ahmeti t’ua gjejë tokën për ndërtimin e sallës së koncerteve

Prishtina

BE pret që Ahmeti t’ua gjejë tokën për ndërtimin e sallës së koncerteve

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:20
Zyra e Bashkimit Evropian

Zyra e Bashkimit Evropian ka thënë se është në dispozicion që ta financojë ndërtimin e sallës së koncerteve në Prishtinë.

Mirëpo ajo ka kërkuar nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, që t’ua sigurojë një tokë të përshtatshme, gjë që ende nuk ka ndodhur.

“Aktualisht jemi duke pritur që Kryetari i Komunës së Prishtinës të sigurojë një tokë të tillë, pa pengesa ligjore ose teknike”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, pasi të caktohet vendi i ndërtimit do të hapet konkursi për dizajnin e sallës.

Ky projekt është miratuar nga Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat