Azemi: Përsëri Shpendi bëri pazare nëpër qoshet e sallës

Prishtina

Azemi: Përsëri Shpendi bëri pazare nëpër qoshet e sallës

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:13
Shpendi Ahmeti

Sot është shkarkuar nga Bordi i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike banesore nga Asambleja e Komunës së Prishtinës asamblisti i Lëvizjes vetëvendosjes, Egzon Azemi.

Pas këtij shkarkimi nga Bordi, ka reaguar ky i fundit, i cili ka thënë se ky shkarkim e bënë të ndihem krenar dhe të paktën njëherë e mirë u shpërfaq lidhja e interesave të ngushta kriminale.

Postimi i plotë:

PDK e PSD, sot vendosën që të më shkarkojnë nga pozita e aksionarit të NPB-së.

Ju falënderoj sinqerisht; ky shkarkim më bënë të ndihem krenar. Të paktën njëherë e mirë u shpërfaq lidhja e interesave të ngushta kriminale. E kjo është edhe një dëshmi pse ky grup quhej i pakënaqur në Lëvizje. Ky grup doli nga Vetëvendosja! dhe shkoi te Kadria.

Dje Shpendi nuk pranoi të diskutonim për Ndërmarrjet Publike, sepse pazaret nuk i kishin kryer ende. Tha do të diskutojmë pas një muaji. Nuk kaluan 24 ore, plani ndryshoi për ta larguar Lëvizjen nga NPB-ja, e cila e ngjalli këtë Ndërmarrje për herë të parë që nga paslufta dhe e morri PDK-në, pra Blerandin dhe Kadrin.

Sot, fillimisht sallën e lëshuam kur këto dy subjekte votuan Komisionin për dhënje në shfrytëzim të pronave. Sapo dolem ne, erdhi Shpendi. Gjithashtu e lëshuam sallën edhe kur u fut në rend të ditës diskutimi dhe votimi për aksionarët e NPB-së. Përsëri Shpendi erdhi dhe bëri pazare nëpër qoshet e sallës, e për këtë kam edhe videoinqizim, të cilin po e postoj në koment. Frikacak e rrenacak, por dinak.

Janë bërë bashkë për pazare në dëm te qytetit e qytetarëve, por asnjëherë nuk do ta fitojnë besimin e qytetarëve të Prishtinës. Andaj, zaptuesit e vjetër dhe të rinjë kanë një mision: hajni e klientel. Por, kot e kanë se burgu i pret. Një nga një!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat