Mujku: 74 raste të dhunës në familje brenda gjashtë muajve në Prishtinë

Prishtina

Mujku: 74 raste të dhunës në familje brenda gjashtë muajve në Prishtinë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:43
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në komunën e Prishtinës

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në komunën e Prishtinës, i cili sot mori pjesë në protestën organizuar kundër dhunës në familje, dhe dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Valbona Markut dhe vajzës së saj Klara Nrecaj në Gjakovë, ka treguar se vetëm brenda gjashtë muajve në Prishtinë janë raportuar mbi 70 raste të dhunës në familje.

“Ka shumë arsyeje për protestë, e shumë pak protestues kundër dhunës në familje. Vetëm 6 muajt e parë janë evidentuar 74 raste në Komunën e Prishtinës|”, ka thënë Mujku.

Ai po ashtu ka treguar se vitin e kaluar 125 raste të dhunës në familje janë raportuar  vetëm në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat