Mushkonjat shqetësim për qytetarët e Prishtinës - Bota Sot
Mushkonjat shqetësim për qytetarët e Prishtinës

Prishtina

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Mushkonjat shqetësim për qytetarët e Prishtinës

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:37
Ilustrim

Numri i madh i mushkonjave është bërë shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës, por edhe vende tjera.

Pavarësisht dezinsektimit nga Komuna, pickimi nga mushkonjat shpeshherë ka detyruar qytetarët të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore. Epidemiologët thonë se numri i madh i mushkonjave është si pasojë e kushteve klimatike.

Pavarësisht dezinsektimit të kryer nga Komuna e Prishtinës, mushkonjat kanë vazhduar të jenë një shqetësim i madh për kryeqytetasit.

Qytetarët thonë se këtë verë pickimet nga mushkonjat kanë qenë shumë të shpeshta, e në disa raste ka qenë e nevojshme të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore.

Numër të madh të këtyre insekteve ka nëpër parqe e sheshe. Këtë vit, spërkatja kundër insekteve pickuese, në kryeqytet dhe disa fshatra përreth, do të kryhet me gjashtë faza.

Pak ditë më parë ka përfunduar faza e 4-t.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se situata do të jetë shumë e lehtë pasi të kryhen të gjitha fazat.
Ndërkohë epidemiologët kanë thënë se shtimi i numrit të mushkonjave këtë vit, është shkak i kushteve klimatike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test