Bllokohen dy rrugët që lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”

Prishtina

Bllokohen dy rrugët që lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:29
Stadiumi “Fadil Vokrri”

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prishtinës, ka njoftuar se do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” që lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas Policisë kjo po bëhet për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në Super kupën e Kosovës në futboll.

“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ky operacion do të zbatohet nga ora 16:30 dhe policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të shmangin lëvizjet drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Prishtina dhe Drita ndeshen sonte për Super Kupën e Kosovës me fillim nga ora 20:00, ndeshje kjo e cila është e para në këtë stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat