Ndërtimi i parkingut nëntokësor fillon në nëntor - Bota Sot
Ndërtimi i parkingut nëntokësor fillon në nëntor

Prishtina

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Ndërtimi i parkingut nëntokësor fillon në nëntor

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 14:41
Genc Bashota

(E plotësuar) - Deri në nëntor të këtij viti do të shpallet kompania e përzgjedhur për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë, kur edhe pritet të fillojë ndërtimi i tij.

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, tha se vlera e investimit është rreth 12 milionë euro, kohëzgjatja e koncesionit 25-40 vite, ndërsa sipërfaqja do të përfshijë 13 mijë e 990 metra katrorë, me minimum 500 vend parkingje, në dy nivele.

Në një konferencë për media, Bashota tha se pjesa mbi parkingun nëntokësor do të kthehet në gjelbërim, kështu që një prej kushteve për përzgjedhjen e fituesve  do të jetë ajo se si e trajton pjesën mbi parking.

Bashota: Deri në fund të vitit fillon ndërtimi i parkingut tek Fakulteti Filozofik

“Janë paraqitur 6 kompani të cilat kanë hyrë në këtë garë për kualifikim. Ne jemi në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit. Ka edhe konsorciume të cilat janë bërë bashkë për të qenë më të fuqishëm. Dhe besoj se deri kah fillimi i javës tjetër do të zgjidhen kompanitë që kualifikohen. Çka ndodh pastaj, ato që kualifikohen garojnë  me kërkesën për propozim për biznes-plan. Nëse çdo gjë shkon në rregull, diku para vitit të ri, apo kah fundi i nëntorit do ta kemi kompaninë, e cila e nënshkruan kontratën me komunën dhe e fillon punën. Ky projekt duhet të zgjatë diku rreth 18 muaj”, tha ai.

Sa i përket hartave zonale, Bashota tha se Kuvendi Komunal tashmë ka miratuar vendimin për inicimin e hartimit të PZhK-së dhe Hartës Zonale, i cili pritet të zgjasë rreth 18 muaj. 

Sipas tij, në rastet kur në tokën private të dikujt ka interes publik, qytetari ka të drejtë ta bartë koeficientin e ndërtimit në zonën e ndërtimit. Kësisoj, siç tha ai ruhet interesi i qytetarit dhe zhvillohet infrastruktura publike.

Bashota: Qëllimi kryesor është t’i eliminojmë gabimet e trashëguara

“Qëllimi kryesor është t’i eliminojmë ato gabime që kanë qenë dhe të bëjmë një planifikim të barabartë, do të thotë t’i eliminojmë diskriminimet që kanë qenë gjatë projektimit të këtyre  dokumenteve hapësinore gjatë viteve të kaluara”, tha ai. 

Ai bëri të ditur se tashmë janë në proces të formimit të Komitetit Konsultativ dhe Grupit Punues, i cili do të udhëhiqet nga kryetari i Prishtinës.

Ndërsa për ndërtimin e shkollave PFI, formë e partneritetit publiko-privat, Bashota tha se Komuna e Prishtinës do të ndërtojë 5 shkolla.

Bashota: Kemi përzgjedhur 4 lokacione për shkollat PFI

“Ne i kemi përzgjedhur katër lokacione, të pestin jemi në proces e sipër për shkak se ka pasur probleme pronësore. E lokacionet janë Sofali, Mat, Arbëri dhe Veternik ku do të ndërtohen”, tha Bashota.

Ai bëri të ditur se konkursin për përpilimin e koncept-dizajnit e ka fituar konsorciumi kolumbian-italian Mazzanti, kompani kjo ndër më të mirat në botë në këtë fushë.

6 kompani konkurrente për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka mbajtur konferencë për media, ku u raportua se deri ku kanë shkuar punët për hartat zonale, për shkollat PFI si dhe parkingun te Fakulteti Filologjik.

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota tha se deri në nëntor do të shpallet kompania e përzgjedhur për ndërtimin e parkingut nëntokësor.

Ai bëri të ditur se vlera e investimit është rreth 12 milionë euro, kohëzgjatja e koncesionit 25-40, ndërsa sipërfaqja do të përfshijë 13 mijë e 990 metra katrorë, me minimum 500 vend parkingje, deri në dy nivele. Siç tha ai, pjesa mbi, do të kthehet në gjelbërim, kështu që një prej kushteve për përzgjedhjen e fituesve do të jetë ajo se si e  trajton pjesën sipër parkingut.

"Tash i kemi filluar procedurat. Kërkesa për kualifikim është që ne të kualifikojmë ato kompani që kanë potencial për ta realizuar këtë projekt. Janë paraqitur 6 kompani dhe deri javën e ardhshme do t'i përzgjedhim kompanitë të cilat më pas do të garojnë me propozimin. Kah fundi i nëntorit do të kemi kompaninë e cila e fillon punën. Ndërtimi do të zgjasë diku rreth 18 muaj prej momentit kur e merr kontratën", tha ai.

Sa i përket hartave zonale, Bashota theksoi se ka pasur probleme në atë se si është zhvilluar procedura e planeve rregullative.

"Shumë shpesh ka divergjencë në mes të planit rregullativ dhe planit komunal. Ekzistojnë dy plane dhe e hutojnë dikë që dëshiron të ndërtojë. Sa për sqarim ne në hartë zonale kemi punuar gjatë, ka zgjatur gati 4 vite ky proces. Tani jemi duke e kryer këtë plan", tha ai.

Ndërsa për ndërtimin e shkollave PFI me PPP, ai tha se Komuna e Prishtinës do të ndërtojë 5 shkolla të cilat të të cilat do të paguhen për 15 vite. Sipas tij, në këtë mënyrë, kur është vetëm një operator, procesi shkon shumë më shpejt.

"Ne po i ndërtojmë 5 shkolla tash dhe po i shpaguajmë për 15 vite. Kështu ka ndodhur edhe në Gjermani. Për këtë punë ne kemi bashkëpunim me IFC (Bankën Botërore). Këtë konkurs e ka fituar Mazzanti, e cila tashmë ka një draft", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test