Nga 2250 kontrata, Komuna e Prishtinës publikoi vetëm 26 - Bota Sot
Nga 2250 kontrata, Komuna e Prishtinës publikoi vetëm 26

Prishtina

E diel, 18 nëntor 2018

Nga 2250 kontrata, Komuna e Prishtinës publikoi vetëm 26

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:40
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti para pak ditëve u paraqit në një konferencë për media ku bëri publike platformën më të re digjitale “Kontratat e Hapura”.

Kryetari tha se secila kontratë e nënshkruar, me të gjitha detajet, që nga fillimi i procedurave të prokurimit e deri tek realizmi i kontratës, do të jetë online dhe e qasshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por, deri më tani nuk doli siç tha kryetari Ahmeti.

Në këtë Platformë digjitale, që nga dita e lansimit të sajë dhe deri më tash janë publikuar vetëm 26 kontrata, ndërsa janë publikuar 120 aktivitete të prokurimit –“njoftime për dhënie të kontratës”.

Ndërkaq, komuna kishte njoftuar se do të publikojë të gjitha kontratat nga viti 2010 e deri më tani, ku afërsisht janë rreth 2250 kontrata.

Zyra e informimit e Komunës së Prishtinës nuk ka dashur të japë asnjë sqarim lidhur më atë nëse do të bëhen publike të gjitha kontratat, dhe kohën e publikimit.

Disa nga kontratat e publikuara janë: “Rregullimi dhe rrethimi i varrezave të Komunës së Prishtinës”, “Ndërtimi i rrugës Rimanishtë – Siqevë”, “Furnizimi me libra për Drejtorinë e Kulturës”, “Sanimi i rrëshqitjeve të dheut”, “Vendosja e shtyllave antiparking për lirimin e hapësirave publike dhe gjelbruese”, “Deratizimi i podrumeve dhe garazheve publike dhe i rrjetit të kanalizimit të qytetit të Prishtinës-llotot 2”, etj.

“Në platformë, përveç që shihen procedurat dhe detajet e kontratave, shënjohet edhe dinamika e realizimit të secilës kontratë: me ngjyrë të gjelbër dallohen kontratat e përfunduar në kohë; me ngjyrë të verdhë ato që janë gati në fund të afatit kohor; dhe me ngjyrë të kuqe kontratat që kanë kaluar kohën e paraparë dhe nuk janë përfunduar ende. Kjo e shton përgjegjësinë publike edhe të institucionit për t’i ndërmarrë masat e duhura, edhe të kompanive për t’i përfunduar me kohë punimet”, u tha në ditën e lansimit të kësaj Platforme digjitale.

Platforma “Kontratat e Hapura” është projekt i realizuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosovo, mbështetur nga UNICEF-i dhe ADA.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test