Dëmtohet “TE Pema”

Prishtina

Dëmtohet “TE Pema”

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 14:55
Projekti "TE Pema" është projekt shumë i rëndësishëm për Prishtinën

Projekti "TE Pema" është projekt shumë i rëndësishëm për Prishtinën dhe qytetarët e vet, si inovacion për pastrimin e ajrit, i cili para dy javësh është dëmtuar qëllimisht sistemi i ujitjes.

Kështu ka shkruar zëdhëndësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, sipas të cilit, si komunë kanë qenë të gatshëm ta mbulojmë koston e dëmit, por studentët e kanë rregulluar vullnetarisht duke vazhduar kështu t'i shërbejnë të mirës së përbashkët.

“Duhet përmendur gjithashtu që një nga lulishtet në kryeqytet, "Buqaj", ka kontribuuar në rivevendosjen e bimëve që janë shkulur. Sot, do të vendosen edhe pjesët tjera që janë dëmtuar e janë vjedhur nga "TE Pema". Bashkë me studentët do të angazhohemi që "TE Pema" të vendoset edhe në 10 lokacione të tjera nëpër Prishtinë. Për mirëmbajtjen e tyre do të kujdesemi ne si Komunë. Iu bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që ta ruajmë pasurinë e përbashkët; ta ruajmë e ta shtojmë hapësirën e gjelbër, ashtu që të krijojmë kushte për mjedis sa më të pastër e të shëndetshëm”, ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat