Kundërmojnë mbetjet e kurbanëve te Xhamia e Madhe në Prishtinë - Bota Sot
Kundërmojnë mbetjet e kurbanëve te Xhamia e Madhe në Prishtinë

Prishtina

E premte, 19 tetor 2018

Kundërmojnë mbetjet e kurbanëve te Xhamia e Madhe në Prishtinë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:03
Kundërmojnë mbetjet e kurbanëve te Xhamia e Madhe në Prishtinë

Mbetjet nga therja e Kurbaneve për nder të festës së Kurban Bajramit janë lënë në oborrin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Kjo, sipas qytetarëve, bëhet si pjesë e ritualit të prerjes së kurbaneve, pasi lëkura dhe mbetjet e tyre nuk guxojnë të hidhen në mbeturina. Grumbullimi i njëjtë i tyre ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Shumë qytetarë që kanë prerë Kurban për nder të Festës së Kurban Bajramit, mbetjet e tyre të mërkurën i kanë lënë në oborrin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Banorët përreth janë ankuar për kundërmim, por Faik Hashani thotë se është rregull i fesë myslimane që lëkura dhe mbetjet e tjera të Kurbanit të mos hidhen në mbeturina.

Edhe qytetarët e tjerë thonë se këtë e bëjnë si pjesë të ritualit të prerjes së Kurbanit. Sipas tyre, Bashkësia Islame, nga paratë që i mbledh nga shitja e tyre, iu ndihmon familjeve të varfra.

Por asnjë nga zyrtarët e Bashkësisë Islame nuk ka qenë në gjendje gjatë ditës të japë një sqarim se cili është destinacioni i këtyre mbetjeve dhe pse grumbullimi i tyre po bëhet në këtë mënyrë.

Ndërkohë, therja e kurbaneve është bërë edhe këtë vit në kushte tejet të rënda higjienike, në tregun e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test