Vidhet Xhamia në Prishtinë, ditën e dytë të Kurban Bajramit - Bota Sot
Vidhet Xhamia në Prishtinë, ditën e dytë të Kurban Bajramit

Prishtina

E martë, 23 tetor 2018

Vidhet Xhamia në Prishtinë, ditën e dytë të Kurban Bajramit

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vjedhje ka ndodhur sot, ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit në një xhami në Prishtinë.

Është pikërisht Xhamia Hatunije në kryeqytet ku është kryer vjedhja e arkës së bamirësisë.

Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pak minuta më parë është publikuar edhe në rrjetet sociale.

Është pikërisht Ramadan Avdullahu i cili ka bërë publike videon në fjalë ku shihet edhe personi i cili me një kazmë mundohet që të hapë arkën dhe arrin të marrë të gjitha të hollat që gjendeshin brenda saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test