Fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës - Bota Sot
Fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Prishtina

E mërkurë, 24 tetor 2018

Fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Duke filluar nga sot, e martë, 11 shtator 2018, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor  në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë  pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

11.09             PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE

12.09              DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA     INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI

13.09             PRISHTINA E RE ( VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC ), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT

14.09             BREGU I DIELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE DHE KOLOVICE E RE

15.09            TASLIXHE, VELANI, GERMI,  MAT, SOFALI, TAUKBASHQE

16.09             HAJVALI, BARILEVE, PRUGOVC, BERNICE E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, TENESHDOLL, VRANIDOLL.               

 Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Komuna e Prishtinës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test