Ende pa datë gjykimi për rastin e kishës në hapësirën e Universitetit të Prishtinës - Bota Sot
Ende pa datë gjykimi për rastin e kishës në hapësirën e Universitetit të Prishtinës

Prishtina

E hënë, 22 tetor 2018

Ende pa datë gjykimi për rastin e kishës në hapësirën e Universitetit të Prishtinës

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:36
Kisha në hapësirën e Universitetit të Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk e ka caktuar seancën për kontestin pronësor në mes të Universitetit të Prishtinës si palë paditëse si dhe kishës ortodokse dhe Komunës së Prishtinës në anën tjetër.

Lajmin për ‘kallxo’ e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se seanca gjyqësore në kontestin në mes Universitetit të Prishtinës dhe Kishës Ortodokse nuk është caktuar ende”, tha zëdhënësja e Gjykatës.

Kjo seancë nuk është caktuar ende përkundër se padia është bërë rishtazi në muajin nëntor 2017 pasi njëherë ishte konsideruar e tërhequr nga UP.

Në linkun më poshtë janë detajet e këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test