Më në fund arrijnë në Prishtinë autobusët e shumëpritur

Prishtina

Më në fund arrijnë në Prishtinë autobusët e shumëpritur

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:30
Më në fund arrijnë në Prishtinë autobusët e shumëpritur

Pas dy vitesh pritje, më në fund autobusët e premtuar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë arritur në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna, përmes një lajmërimi në Facebook.

Ka dy vite që janë blerë 51 autobusë për kryeqytetin, fillimisht patën ardhur vetëm 30 prej tyre, ndërsa pjesa e mbetur e tyre ka vonuar të vije në Prishtinë.

Sot kanë ardhur edhe 21 autobusët e mbetur, të cilët do të fillojnë punën nga data 1 tetor.

“+21 autobusë të rinj në parkingun e Trafikut Urban

Kompletohet flota prej 51 autobusësh, si pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban”, thuhet në njoftimin e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat