Ahmeti i gëzohet miratimit të propozim buxhetit për vitin 2019

Prishtina

Ahmeti i gëzohet miratimit të propozim buxhetit për vitin 2019

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:08
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se propozim buxheti për vitit 2019 është buxheti më i lartë që kryeqyteti ka pasur ndonjëherë.

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi propozim buxheti për vitin 2019 që është buxheti më i lartë ndonjëherë në vlerën prej 87 milion eurosh. Fokusi më i madh i buxhetit është në infrastrukturë me investime në çdo lagje. Ditëve dhe javëve në vijim do të prezantojmë pjesë nga buxheti që qytetarët te jenë të informuar. Urime të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti.

Buxheti u miratua me 24  vota për, 16 kundër , dhe një abstenim në një seancë komunale e cila u përcoll me akuza nga asamblistët e Vetëvendosjes për Shpend Ahmetin, duke thënë se kreu i PSD-së ka koalicion të fshehtë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat