Shpërthejnë ujërat e zeza në “Taukbashqe”

Prishtina

Shpërthejnë ujërat e zeza në “Taukbashqe”

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:35
Shpërthejnë ujërat e zeza në “Taukbashqe”

Është një nga parqet më të vizituara në kryeqytet e vonë është rregulluar edhe ndriçimi.

Por, aty kanë shpërthyer ujërat e zeza gjithandej.

Kundërmimi po pengon të gjithë që po dalin për shëtitje, e askush nuk po mund të qëndroj më aty.

Në “Taukbashqe” ujërat e zeza nga shtëpitë përreth po derdhen në rrjedhën e ujit që kalon aty.

Kjo gjendje është që disa javë. Gjendja aktuale mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e atyre që vizitojnë këtë vend por edhe të banorëve përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat