Një muaj paraburgim për të dyshuarin për terrorizëm - Bota Sot
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për terrorizëm

Prishtina

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për terrorizëm

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:04
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme para ushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit M.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.D që nga muaji mars të vitit 2013, kishte shkuar nga Gjermania përmes rrugëve të ndryshme në Republikën arabe të Sirisë dhe i është bashkuar Organizatave të ndryshme, organizata këto të shpallura si organizata terroriste nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.D është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe po ashtu i pandehuri po të gjendet në liri mund ta pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke pasur parasysh natyrën e veprave penale si dhe rrezikshmërinë e tyre.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test