Ahmeti prezanton planin për zgjerimin e PSD-së në Prishtinë - Bota Sot
Ahmeti prezanton planin për zgjerimin e PSD-së në Prishtinë

Prishtina

E premte, 19 tetor 2018

Ahmeti prezanton planin për zgjerimin e PSD-së në Prishtinë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:32
PSD

Sot, Partia Socialdemokrate ka mbajtur tubimin e degës në kryeqendrën e Republikës së Kosovës. Kryetari Shpend Ahmeti shpalosi para mbështetësve të shumtë orientimin programor dhe planin për shtrirjen dhe zgjerimin e PSD-së në çdo lagje e fshat të Prishtinës. Bashkë me koordinatorin e degës, Bashkim Behen dhe anëtarën e Kryesisë Teuta Rrusta; ata e cilësuan krijimin e infrastrukturës organizative si mundësi për përhapjen e platformës socialdemokrate që fuqizon politikat zhvillimore dhe sociale.

Prishtina është komuna që luftoi me rezultate konkrete krimin e korrupsionin; që njihet sot edhe ndërkombëtarisht si shembull i transparencës radikale dhe i politikave të barazisë. Qeverisja socialdemokrate e Shpend Ahmetit përmirësoi dukshëm kushtet në sektorin e arsimit e të shëndetësisë; modernizoi administratën, shërbimet e transportin publik; si dhe zgjeroi hapësirat publike.

Shtrirja e strukturave të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë është krijim i hapësirës për politika progresive. Këto politika janë domosdoshmëri për një shoqëri të zhvilluar dhe të barabartë gjithandej vendit. Shtrirja e modelit dhe programit socialdemokrat ka nisur në Prishtinë. Ai do të gjejë vend në gjithë Republikën tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test