Me kontrolle falas, Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

Prishtina

Me kontrolle falas, Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:41
Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

Gjatë ditës së sotme në kryeqytet janë ofruar kontrolle falas për qytetarët, me rastin e shënimit të 11 tetorit- Ditës Botërore të Mbipeshës.

Ky aktivitet është organizuar nga Human Care dhe “FES”, ku mes tjerash janë shpërndarë edhe broshura  informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës.

Qëllimi i këtij aktiviteti sipas Hana Xhemailit nga Fredrich Ebert, është kundër stigmatizimit dhe gjuhës denigruese ndaj personave me mbipeshë.

Xhemaili: Ndaj personave me mbipeshë përdoret gjuhë stigmatizuese

 “Gjuha që përdoret për njerëzit që janë mbipeshë paraqet probleme të ndryshme si në shëndet si në popullatë, si në njerëz që kanë nevojë me pas tretman ndaj saj. Ne si Fredrich Ebert, në kuadër të platformës “Kosova që duam” kur është bërë platforma në fillim  kemi dasht me qenë sa më afër qytetarëve, sa më afër kërkesave, çka ata ndijnë që është e nevojshme për ta” tha Xhemaili.

Doktoresha e “Human Care”, Hana Qavdarbasha u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për shëndetin.

Qavdarbasha: Ju rekomandoj qytetarëve të kenë kujdes me shëndetin

“Në  rastin e ditës ndërkombëtare të mbipeshës u rekomandoj pacientëve të kenë kujdes ushqimin të merren me aktivitet fizik, të marrin terapinë me rregull dhe kontrollat e rregullta tek mjeku, po ashtu edhe kontroll të peshës” tha Qavdarbasha.

Qytetari Ramë Hajdari, edhe pse falenderoi organizatorët për këto shërbime falas, tha se është pak i informuar në lidhje me këtë ditë.

Hajdari: Bëj kontrolla çdo pesë muaj

“Sipas terminit që ma cakton mjeku, kardiologu i zemrës. Herë tre muaj e herë pesë muaj, tash e kam në pesë muaj, e kontrolloj zemrën, e kontrolloj tensionin , sillen në suaza normale. Qe besa hiç jo, e di që është dita e shëndetësisë, po qekaq” tha Hajdari.

Aktivitete të tilla janë organizuar edhe në qendër të qytetit të Mitrovicës. Vullnetarët e këtyre organizatave kanë shpërndarë broshura informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat