Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në një banesë në Prishtinë - Bota Sot
Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në një banesë në Prishtinë

Prishtina

E premte, 19 tetor 2018

Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në një banesë në Prishtinë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja në një banesë rreth orës 18:00 të enjten në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër të veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve të tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonalë kanë prezantuar edhe specialistë të forenzikes rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko-ligjor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test