Ipeshkvia sqaron lajmin lidhur me lajmin për tentimvetvrasje në Katedrale

Prishtina

Ipeshkvia sqaron lajmin lidhur me lajmin për tentimvetvrasje në Katedrale

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:28
Katedralja e Prishtinës

Ipeshkiva e Kosovës ka dal me një deklaratë lidhur me lajmin për një tentim vetëvrasje në Katedralen e Prishtinës.

“Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.”, thuhet në komunikatë të Ipeshkvisë.

Siç thuhet në komunikatë ka  qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

“Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm”, thuhet në deklaratën e Ipeshkvisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat