“Ta pastrojmë Kosovën” nesër me aksion në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

Prishtina

“Ta pastrojmë Kosovën” nesër me aksion në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Rruga “Muharrem Fejza” në Mat, do të jetë nikoqire e radhës e vullnetarëve të pastrimit të Kosovës.

“Let’s Do It Kosova”, përmes një njoftimi për media, bën me dije se nesër 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00 do të organizohet aksion pastrimi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, përkatësisht në Rrugën “Muharrem Fejza”.

Paraprakisht, Let’s Do It Kosova u ka bërë ftesë edhe banorëve të asaj lagjeje që t’i bashkohen aksionit.

Aksioni për pastrimin e Kosovës ka nisur më 15 shtator, e për këtë në nivel vendi është krijuar një task-forcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat