Aksioni për pastrim në “Mati 1”, pak qytetarë i bashkohen - Bota Sot
Aksioni për pastrim në “Mati 1”, pak qytetarë i bashkohen

Prishtina

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Aksioni për pastrim në “Mati 1”, pak qytetarë i bashkohen

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:07
“Let’s Do It Ksova” ka organizuar aksionin e radhës të pastrimit në lagjen “Mati 1”

“Let’s Do It Kosova” ka organizuar aksionin e radhës të pastrimit, këtë herë në lagjen “Mati 1”, në deponinë ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”.

Luan Hasanaj nga kjo organizatë, ka thënë se duhet të ngritet vetëdija e qytetarëve për mbajtjen pastër sidomos të hapësirave ku jetojnë. Ndërsa ka shfaqur rëndësinë e përfshirjes së hapësirave banuese në rrjetin e shërbimeve të ndërmarrjeve të pastrimit. Sipas tij kjo është një nga arsyet e banorëve që po detyrohen të hedhin mbeturina në deponi ilegale.

“Fatkeqësisht po duhet aksione të tilla t’i bëjmë nëpër qytete të Kosovës, në një prej lagjeve më të mira në Prishtinë. Një situatë e cila nuk është aspak e këndshme dhe mund të themi aspak e kuptueshme që banorët të cilët banojnë këtu ta krijojnë këtë deponi, këtu në mes të hapësirës ku ata vetë jetojnë,” shprehet Hasanaj.

Edhe kësaj radhe, Hasanaj ka bërë thirrje për banorët që të bashkohen në aksionin e pastrimit, megjithatë jo shumë prej tyre shprehën gatishmërinë t’i përgjigjen.

Sot po vazhdojnë aksionet e pastrimit në Istog, në disa deponi të mëdha ilegale, ndërsa po vazhdon edhe në qytetin e Gjakovës.

“Ajo që na shqetëson është mosveprimi i banorëve, nëse kjo vetëdije vazhdon,nëse pjesëmarrja është e tillë atëherë dyshoj që Kosova do të jetë e pastër,” deklaroi Hasanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test