Ahmeti u përgjigjet protestueve: Autobusët e ri nuk tërhiqen nga qarkullimi

Prishtina

Ahmeti u përgjigjet protestueve: Autobusët e ri nuk tërhiqen nga qarkullimi

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:42
Kryetari i komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, ka reaguar lidhur me protestën që po mbajnë disa linja të transportit publik.

Sipas Ahmetit, ankesa kryesore është ndërhyrja me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit.

I pari i Prishtinës, thekson se Trafiku Urban i ka lajmëruar nënkontraktorët disa here gjatë viteve të fundit se autobusët e ri do ti zëvendësojnë të vjetrit.

Ai ka ftuar kompanitë që të përgatiten në javët në vijim për këtë aktivitet e mos të protestojnë sepse autobusët e ri nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private.

Ahmeti vlerëson se Prishtina ka nevojë për transport prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Disa nga operatorët privat të linjave të transportit publik në Prishtinë edhe sot po protestojnë duke bllokuar rrugët e kryeqytetit. Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaqërisht në rrugën Muharrem Fejza dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Poashtu transportuesi nga Makovci është ankuar që autobusi I Keqekollës po ja merr udhëtaret sepse të gjithë po kanë dëshirë të voziten në autobusët e ri.

Kërkesë e kanë që autobusët e ri të tërhiqen nga Kalabria dhe nga Lagja e Spitalit sepse ata kanë pas autobusët e tyre të vjetër në këto linja.

Trafiku Urban I ka lajmëruar nënkontraktorët disa here gjatë viteve të fundit se autobusët e ri do ti zëvendësojnë të vjetrit.
Kalabria dhe Lagja e Spitalit kanë bërë qindra kërkesa për transport publik. Ka shumë linja që kalojnë në disa pjesë në të njejtat rrugë. Komuna e Prishtinës është pronare e linjave të transportit publik, dhe shërbimin për qytetarë e ka mbi interesin. Komuna vendos se ku janë nevojat për transport dhe ku do ti vendosë linjat dhe autobusët.
Prishtina ka nevojë për 160 autobusë, dhe me ligjin për Kredinë e kemi kusht qe 80 të jenë nga sektori publik e 80 nga sektori privat. Ne kemi 51 në pronësi publike.
Deri në janar do të tenderojmë linjat për sektorin privat dhe do të kenë kontratën e njejtë të pagesës për kilometre sikurse edhe trafiku urban. Të hyrat nga biletat transferohen te komunat. Kontratat do të jenë 7 – 10 vjecare por kompanitë duhet të investojnë në autobusë shumë më të ri se që I kanë sot. Do ta kemi një standard në krejt trasnportin publik. Do të shohim mundësinë e kontraktimit më të shpejtë me ato kompani që kanë ofruar transport të përgjegjshëm me vite në komunën tone.

I ftoj kompanitë që të përgatiten në javët në vijim për këtë aktivitet e mos të protestojnë sepse autobusët e ri nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private. Prishtina ka nevojë për transport prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat