Ahmeti: Po flasim për Sallë Koncertale për të zëvendësuar një objekt tashmë të shëmtuar

Prishtina

Ahmeti: Po flasim për Sallë Koncertale për të zëvendësuar një objekt tashmë të shëmtuar

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 21:56
Shpend Ahmeti

Shndërrimi i objektit të ish “Gërmisë” në Sallën Koncertale ka ngjallur debat të madh në kryeqytet duke ndarë në dysh opinionet e njerëzve, pro dhe contra.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se jo të gjitha objektet e vjetra janë pjesë e trashëgimisë.

“Ne nevojën për Sallën Koncertale e kemi që një kohë të gjatë por tash na është shfaqur mundësia që e kemi kërkuar në vitin 2006. Projekti i Komisionit Evropian kap vlerën e 15.4 milionë eurove, që nuk është vendosur akoma pra nuk e kemi vendimin ende por kemi gatishmërinë e Komisionit Evropian që të financojë një sallë të tillë”.

“Në anën tjetër e kemi objektin e shumë përmendur, objektin e ish-Gërmisë. Edhe unë jam rritur në Prishtinë, kam memorie nga ajo pjesë”.

“Jo çdo gjë që është e vjetër është trashëgimi”.

Ahmeti në Zona B ka dhënë edhe arsyet se pse ai mendon se ky objekt mund të shndërrohet në Sallë Koncertale.

“Unë me mish e shpirt kam luftuar për trekëndësh edhepse aty jam sulmuar nga grupe që thonë ke një jugo-nostalgji por trekëndëshi ka qenë në çdo panoramë të kryeqytetit dhe dihen vlerat e tij prandaj nuk kemi pranuar ta rrënojmë”.

“Objekti i ish “Gërmisë” është objekt repete, i përsëritur, që e kemi edhe në Sarajevë dhe plot vende të ish-Jugosllavisë, njejtë si me Sallat e Sportit”.

I pari i kryeqytetit ka thënë se ka krijuar një Komision për t’u marrë me këtë çështje.

“Nuk është vendim ad-hoc.Kam krijuar një Komision për shkak së Komisioni Evropian po kërkon që duhet të vendosim për lokacionin bazuar në dy kritere – i pastër nga pronësia sepse Komisioni Evropian nuk do probleme me pronësi dhe të jetë loakion qendror të cilin nuk e ka definuar që është ai vend”.

“Nuk po flasim për të zëvendësuar një objekt kulmor me një objekt privat, po flasim për Sallë Koncertale për të zëvendësuar një objekt që është tashmë i shëmtuar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat