Harilaçi deklarohet kundër vendimit të qeverisë rreth mbeturinave

Prishtina

Harilaçi deklarohet kundër vendimit të qeverisë rreth mbeturinave

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:19
Harilaç

Në mbledhjen e sotme të mbajtur në shkollën e fshatit, banorët e fshatit Harilaç, unanimisht ishin kundër projektit të Qeverisë sa i përket “ndërtimit të objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme”.

“Ne asamblistët dhe banorët e fshatit, diskutuam rreth hapave të mëtutjeshëm për ta ndaluar ketë projekt i cili është jetik për ne. Ne do të ndjekim çdo mundësi që do të jetë e nevojshme t’a ndalojmë këtë padrejtësi që po i bëhet fshatit tonë,” është shprehur Migjen Kolshi nga ky fshat.

Ai ka falënderuar të gjithë banorët e fshatit që në mënyrë masive janë të gatshëm të mbajnë këtë qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat