Komuna premton se brenda orëve do të intervenojë në lagjen Mati 1 - Bota Sot
Komuna premton se brenda orëve do të intervenojë në lagjen Mati 1

Prishtina

E shtunë, 17 nëntor 2018

Komuna premton se brenda orëve do të intervenojë në lagjen Mati 1

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:29
Disa banorë të lagjes Mati 1 protestuan para Komunës së Prishtinës

(E plotësuar) - Disa banorë të lagjes Mati 1 kanë protestuar gjatë ditës së sotme para komunës së Prishtinës, për shkak se podrumet e ndërtesës ku jetojnë janë vërshuar nga ujërat e zeza.

Pas takimit që banorët kanë pasur me zyrtarët komunal kanë marrë premtimin se problemi i tyre do të zgjidhet brenda orëve.

Banorët që jetojnë në rrugën B tek ndërtesat e Royalit thonë se me ketë problem po përballen tashme që një vit dhe për këtë thonë se e kanë njoftuar edhe komunën.

Ndërsa kanë bërë të ditur që tashme 10 ditë podrumet e tyre janë të mbushura me ujëra të zeza.

Përfaqësuesi i banorëve Musa Gashi, ka thënë se gjithmonë kur ka reshje podrumet e tyre përfundojnë në atë gjendje, por që sipas tij këtë herë thellësia ka shkuar në 1 metër.

 Gashi: Qe 10 ditë jemi mbi ujëra të zeza

"Bëhet fjalë për një kompleks ku jetojnë më shumë se 1 mijë e 200 banorë, problemi që na është shfaqur tani dhe disa herë më herët është kthimi i ujërave të zeza, kanalizimeve në podrumet tona. Ne jemi munduar me e ditë arsyen se pse po na ndodh kjo dhe na është thënë se është një problem që duhet të merret komuna me të. Janë munduar edhe agjencionet tjera të merren me të si ujësjellësi dhe të tjera po nuk kanë mundur ta zgjidhin. Tash e 10 ditë ne jemi mbi ujëra të zeza mbi 1 metër. Problemet kërkojnë zgjidhje të shpejtë, është gjendje akute, urgjente", tha ai.

Banorët  protestues janë pritur në takim nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ku sipas banorëve ai u ka premtuar se problemin e tyre do ta zgjedhin brenda ditës.

Përfaqësuesi i banorëve Musa Gashi, pas takimit ka thënë se komuna ishte e njoftuar me problemin e tyre dhe kanë marrë premtim se do të intervenohet.

 Gashi: Na premtuan që brenda 24 orëve të zgjidhet problemi

"Ne sapo dolëm nga takimi me nënkryetarin Muhedin Nushi, ai e dinte çështjen që na shqetëson neve dhe e dinte shumë mirë. Ne biseduam me të çështjen e intervenimit emergjent dhe ai u pajtua me këtë dhe mori angazhim që menjëherë brenda 24 orëve me veprua aty për këtë çështje që është më se emergjente. Të shohim tash si banorë si do të veprojë komuna dhe si do të organizohemi më tutje. Ka shumë probleme aty, por problemi emergjent është kanalizimi në podrumet tona, i cili duhet të hiqet sa më parë", tregoi ai.

Vahide Behra banore, thotë se është e turpshme gjendja në të cilën ndodhen tash e 10 ditë.

Behra: Kjo që po ndodh është e turpshme

"Ne aty banojmë, me këtë është e lidhur rryma, është e lidhur nxemja, është lifti i cili nuk punon, kemi banorë të sëmurë që shkojnë në dializë me karroca dalim, ne i zbresim ata. Kjo që po ndodh është e turpshme prej komunës, komuna është në dijeni që 1 vit me këtë problem. Ne kemi marrë iniciativë vet me e qel po komuna nuk na ka lejuar, thotë kjo është punë e komunës e nuk bëjnë kurrgjë. A nuk është kjo e turpshme prej qytetarit të cilit ia kemi dhënë votën, këtij Shepndit ne ia kemi dhënë votat. Kjo është turp që po ndodh", tha ajo.

Banorët që jetojnë në rrugën B tek ndërtesat e Royalit edhe më herët kishin dorëzuar kërkesa në komunën e Prishtinës për të intervenuar në rrjetin e kanalizimit.

***

Disa banorë të lagjes Mati 1 janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, për shkak se podrumet e ndërtesës ku jetojnë janë vërshuar nga ujërat e zeza.

Banorët që jetojnë në rrugën B tek ndërtesat e Royalit, thonë se me ketë problem po përballen tashmë që një vit dhe për këtë e kanë njoftuar edhe komunën. Ndërsa kanë bërë të ditur që tashme 10 ditë podrumet e tyre janë të mbushura me ujëra të zeza.

Përfaqësuesi i banorëve, Musa Gashi, ka thënë se gjithmonë kur ka reshje podrumet e tyre përfundojnë në atë gjindeje por që sipas tij këtë herë thellësia ka shkuar në 1 metër.

Deri më tani askush nga zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk ka dal që t’i takojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test