Komuna shpall situatë emergjente në rrugën B - Bota Sot
Komuna shpall situatë emergjente në rrugën B

Prishtina

E diel, 18 nëntor 2018

Komuna shpall situatë emergjente në rrugën B

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:45
Rruga B

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Muhedin Nushi, në konsultim me hidroinxhinierët komunalë dhe ata të Ujësjellësit, ka shpallur sot situatën emergjente për intervenim të menjëhershëm në Rrugën B.

“Problemi me kanalizim në këtë lagje është pasojë e kyçjeve të gabuara të ndërtuesve shumë vite më parë, të cilët kanalizimin fekal e kanë lidhur me kanalizimin atmosferik të ‘Banesave të Bardha’”, thuhet në një njoftim të komunës.

Sipas njoftimit me shpalljen e situatës emergjente mundësohet intervenimi i shpejtë përmes negocimit me kompani, duke shmangur kështu nevojën e tenderimit që do ta zvarriste procesin dhe do ta thellonte problemin në fjalë.

“Kësisoj, komuna e Prishtinës brenda 24 orëve do te fillojë punimet në atë zonë, në mënyrë që të lirohet gypi i kanalizimit, ta pastrohen podrumet, të bëhet deratizimi dhe dezinfektimi i nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot disa banorë që jetojnë në këtë rrugë kanë protestuar para komunës së Prishtinës lidhur me gjendjen që është krijuar në hyrje të banesave të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test