Prishtinë, gjuajtje me armë mes hajnave dhe pjesëtarit të policisë

Prishtina

Prishtinë, gjuajtje me armë mes hajnave dhe pjesëtarit të policisë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:49
Foto

Një gjuajtje me armë zjarri mes pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe hajnave ka ndodhur dje pas mesnatës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor derisa ishte duke ecur, ka hasur në dy të dyshuar të panjohur.

Të njëjtit gjatë asaj kohe dyshohet se ishin duke tentuar ta vjedhin një automjet.

Në momentin kur personi zyrtar është prezentuar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Pas kësaj, zyrtari policor është detyruar të kundërpërgjigjet po ashtu me armë zjarri.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo arresutar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat