Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit

Prishtina

Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ”, ka njofton konsumatorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit, sic është Hajvalia, Kishnica, Gracanica, Aktashi , zona qendër e Bregut të Diellit, dhe një pjese të lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë, se duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme mund ta ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas kompanisë, prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit është zvogëluar nga 350 l/s në 200 l/s.

“Arsyeja e zvogëlimit të prodhimit të ujit prej 150 l/s, janë disa probleme teknike në stacionin e pompave në fabrikën e Badocit. Me zgjidhjen e këtij problemi teknik, janë duke u marrë intensivisht pjesa teknike në kuadër të drejtorisë teknike të KRU,,Prishtina,, sh.a”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat