Shpend Ahmeti: Bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen në Prishtinë po i vjen fundi - Bota Sot
Shpend Ahmeti: Bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen në Prishtinë po i vjen fundi

Prishtina

Shpend Ahmeti: Bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen në Prishtinë po i vjen fundi

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka pranuar se është në prag të shkarkimit të tre drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se pritjes së tij 5-muajshe në ofertën për koalicion, bërë ish-partisë së tij, ku asaj i ofrohet numri më i madh i drejtorive brenda koalicionit, po i vjen fundi.

Nëse nuk merr përgjigje së shpejti, i pari i PSD-së dhe Komunës, thotë se do të vazhdojë me vendimin për shkarkim.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk iu interesojnë kërcënimet e Ahmetit për largim të drejtorëve, pasi, sipas tyre, ata do të punojnë për realizmin e 100 pikëshit, me ose pa drejtorët e tyre në ekzekutiv.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së në Prishtinë akuzon Ahmetin se po e cilëson Komunën e Prishtinës si pronë të tijën private.

Javën e kaluar, Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe në Komunën e Kamenicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test