Vitin tjetër nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Prishtina

Vitin tjetër nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:51
Prishtina

Qytetarët e Prishtinës duhet të shkojnë në QKUK apo në qendrat e mjekësisë familjare të kryeqytetit, sa herë që kanë probleme shëndetësore. Kjo pasi Prishtina nuk ka spital. E kjo gjendje do të vazhdojë të mbetet e njëjtë, sepse “Spitali i Prishtinës” i premtuar tash e disa vite,  do kohë deri sa të ndërtohet.

Qyteti pa lum, mund të quhet edhe qyteti pa spital të vetin. Në mungesë të këtij spitali, qytetarët e Prishtinës për ?do kontroll mjekësore duhet  t’u drejtohen qendrave të mjekësisë familjare, apo edhe QKUK’së.

Spitali i Prishtinës, i cili në fushata zgjedhore premtohej si projekt i madh, ende nuk ka nisur të ndërtohet, e kjo pritet të bëhet gjatë vitit 2019.

Ministria e Shëndetësisë ka se fillimisht është duke u kryer studimi i fisibilitetit, për të cilin janë në dispozicion 200 mijë euro, ndërsa 4.1 milionë tjera janë ndarë për periudhën kohore 2018-2020.

“Studimi i fisibilitetit do të përcaktojë kapacitetet që duhet t'i ketë spitali, përfshirë edhe resurset e infrastrukturës (pajisjet, shtretërit...) dhe resurseve njerëzore (mjekë, motra, staf jo-mjekësor, etj.)”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Komunës së Prishtinës ende nuk e ka caktuar lokacionin ku do të ndërtohet spitali, ndërkaq kohën se klur do të nisin ndërtimet do ta bëjë në bashkëpunim me MSH’në. Studimi i fisibilitetit do të bëhet për të parë kapacitetet që duhet t’i ketë spitali në raport me numrin e banorëve të kryeqytetit.

“Kohën e fillimit të ndërtimit do ta përcaktojnë MSH dhe Komuna e Prishtinës, por synimi është që kjo të ndodh vitin tjetër. Ka hapa që duhet ndjekur në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, kanë theksuar nga MSH’ja.

Ndërkaq miratimi i Ligjit për Prishtinën, ka qenë ai i cili e ka vonuar deri më tani ndërtimin e këtij spitali. Ky ligj është votuar në Kuvendin e Kosovës në maj të këtij viti.  

Prishtina sipas këtij do të ketë spital dhe njësi policore që do të jenë në shërbim vetëm të qytetarëve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat