Fshati Shkabaj në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm

Prishtina

Fshati Shkabaj në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:39
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina”, sh.a. ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një Investitor i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave.

“Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t’u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm. Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë.

Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria , në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat