Aktivistët e VV-së vendosin tabelën me emrat e vëllezërve Dehari

Prishtina

Aktivistët e VV-së vendosin tabelën me emrat e vëllezërve Dehari

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:00
Në dy vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, një rrugë e kryeqytetit është emërtuar me emrin" Abënor e Astrit Dehari"

Astrit Dehari ka vdekur para dy vitesh në burgun e Prizrenit në rrethana ende të pandriçuara ndërsa i vëllai i tij Arbnor Dehari ka vdekur më 11 qershor të vitit 2014.

Për familjen dhe aktivistët e VV-së të dyja këto vdekje janë të dyshimta, ndërsa për Astritin konsiderojnë se dikush e ka vrarë në burg.

 Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi është shprehur se tash e 24 muaj shteti po hesht në lidhje me vdekjen e Astritit.

"Shënohen 24 muaj heshtje, fillimisht na thanë se u vetëvra, perfundimisht doli që ai u vra nga asfiksia. Pak javë më vonë u vra edhe personi i cili ishte dëshmitar. Astriti nuk është i vdekur. Ai punonte heshturazi e me pak fjalë, ai është i pakrahasueshëm. I tillë ishte edhe Arbnori", tha Azemi.

Azemi ka shtuar se simbolikisht në dy vjetorin e vrasjes së Astritit, siç e quajti ai, po emërtohet një rrugë me emrat e tyre.

Paraprakisht aktivsitë të VV-së kanë bërë homazhe te varri i Astritit si dhe kanë vizituar familjen e tij, ndërsa pasdite do të mbahet një tribunë dhe do të organizohet një aksion për dhurimin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat