Ahmeti: Brenda 10 vitesh më shumë se 200 mijë prishtinas do të kyçen në rrjetin e ngrohtores - Bota Sot
Ahmeti: Brenda 10 vitesh më shumë se 200 mijë prishtinas do të kyçen në rrjetin e ngrohtores

Prishtina

Ahmeti: Brenda 10 vitesh më shumë se 200 mijë prishtinas do të kyçen në rrjetin e ngrohtores

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 19:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deri në 10 vitet e ardhshme mbi 200 mijë banorë të Prishtinës do të kyçen në rrjetin e ngrohtores së qytetit.

Ahmeti në rrjetin social Facebook ka shkruar se e gjithë kjo po bëhet për shkak pasi BE-ja ka paralajmëruar rreth përkrahjes financiare ndaj Termokosit.

Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit: 

Po shkojme drejt dyfishimit te kapaciteteve të kogjenerimit për tu kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos në 5 – 10 vitet e ardhshme – që i bjen shumica e Prishtinës. Mbi 20 milion euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për ta rritur kapacitetin. BE ka siguruar tashmë rreth 13 milion. Kur ja shtojmë kësaj edhe 11 milion dollar nga SHBA-MCC për matësit individual e valvula po shkojme drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë si dhe ndotjen e ajrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...